Videos/Become a member script/sq

    From The Document Foundation Wiki
    This page is a translated version of the page Videos/Become a member script and the translation is 86% complete.
    Outdated translations are marked like this.

    This page contains the scripts for the Become a member of TDF video.

    1. Në komunitetin e LibreOffice, ne shpesh përdorim moton: suitë zyre e lirë, projekt argëtues, njerëz fantastikë.
    2. Është e rëndësishme që kontribuesit tanë të argëtohen, veçanërisht kur ne bashkohemi në evente, hackfests dhe në konferencën vjetore të LibreOffice.
    3. Ndërkohë që të gjitha kontribuimet janë të vlerësuara maksimalisht, nëse doni të përfshiheni në Fondacionin e Dokumentit (TDF), entitetin jo-fitimprurës pas LibreOffice, ju mund të bashkoheni si një anëtar e Bordit të të Besuarve.
    4. Anëtarët e TDF ndodhen në të gjithë botën dhe kontribuojnë me kohën, mundin dhe aftësitë e tyre, qoftë në baza vullnetare apo me pagesë.
    5. Të gjithë anëtarët janë të barabartë dhe duke ardhur nga mjedise dhe vendndodhje të ndryshme, ata të gjithë i mundësojnë Fondacionit të Dokumentit një set të pasur me talent, eksperiencë dhe ide.
    6. Gjithashtu duke treguar angazhim ndaj qëllimeve të Fondacionit të Dokumentit dhe duke kontribuar me kohë dhe mund, anëtarët mund të votojnë për Bordin e Drejtuesve.
    7. Për arsye se Bordi trajton planifikimin strategjik dhe shpërndarjen e fondeve në Fondacionin e Dokumentit, ky proces votimi është i rëndësishëm.
    8. Anëtarët mund të votojnë për Drejtuesit që ata besojnë se përfaqësojnë interesat e tyre dhe të projektit në tërësi.
    9. Oh, dhe si një bonus, anëtarët marrin një adresë emaili libreoffice.org!
    10. Ndërsa shumë anëtarë janë zhvillues të LibreOffice, të gjithë kontribuesit janë të mirëpritur të na bashkohen, siç Gabriele Ponzo nga Komiteti i Anëtarësimeve shpjegon:
    11. Ky është me të vërtetë një komunitet i bukur, vërtet gjithëpërfshirës - ka shumë, shumë detyra që ju mund të merrni përsipër.
    12. Kështu ky nuk është një komunitet i përbërë vetëm nga zhvillues.
    13. Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse shpesh njerëzit janë të trembur dhe mendojnë - "pse duhet t'i bashkohem këtij komuniteti kur nuk jam një zhvillues psh, ose një përdorues i avancuar?"
    14. Por disa herë mjafton të përkthesh tekst, për shembull, ose të mbash fjalime, ose video, ose çfarë tjetër... dokumentim.
    15. Ne kemi shumë detyra në të cilat mund të jeni i dobishëm dhe jemi të hapur nga ideve të reja gjithashtu.
    16. Kështu ju mund t'i bashkoheni komunitetit thjesht për të thënë: "hej, pse nuk përgatisim një banderolë për ta treguar nëpër plazh, për shembull! " Pse jo?
    17. Dhe ne themi: "OK, a do e marrësh ti përgjegjësinë për këtë?"
    18. Pra ka shumë arsye për të qenë anëtar i këtij komuniteti, i cili është me të vërtetë një komunitet i lumtur. Ne argëtohemi. Kështu që ndoshta do të themi se arsyeja më e mirë është: të argëtohemi!
    19. Bashkohuni me ne! Nëse jeni përfshirë në mënyrë aktive në LibreOffice ose në Fondacionin e Dokumentit, dhe planifikoni të kontribuoni për të paktën gjashtë muaj, vizitoni tdf.io/beamember.
    20. Mezi presim t'ju njohim!